Skandal në Dibër, e moshuara vdes rrugës për spital, të rinjtë ndihmojnë për të hapur rrugën

Një e moshuar ndërroi jetë në fshatin Limjan të Dibrës rrugës për në spital.

Gruaja, ndoshta mund të ishte ende gjallë nëse rruga e fshatit që ndodhet vetëm 11 km nga qyteti do të e kalueshme.

Por këto pamje në video i japin lajmit tragjik përmasat e një skandali dhe tregojnë dështimin e bashkisë Dibër dhe të gjitha institucioneve vendore, për të shpëtuar jetë në rrezik.

Në kushet e bllokimit, ishin vetë banorët ata që u angazhuan për të shpëtuar jetën e moshuarës.

Një pjesë hapnin rrugën mes akullit me lopata e të tjerë shtynin makinën që ishte nisur për ta dërguar në spital. Por beteja për jetën u humb.

E moshuara ndërroi jetë rrugës për në Spitalin rajonal të Peshkopisë.

Banorët thonë se janë braktisur nga institicionet ndaj edhe publikuan videot rrënqethëse për të denoncuar skandalin e neglizhencës së jetës.

Autoritetet në Dibër nuk kanë asnjë reagim për ngjarjen apo përgjegjësitë për dështimin për tu siguruar jetën banorëve të zonave të izoluara.

Lajmi tragjik tregon edhe një herë reagimin e dobët të shtetit.

Edhe pse Dionis Ymeraj u shfaq mbi borëpastruese, apo edhe pse ministrja Balluku foli për një reagim të shpejtë, humbja e një jetë tregon qartë për alarmin ku ndodhen zonat e izoluara nga dëbora.

https://youtu.be/NRSNXbXmNn8