Balla tregon a do të ketë deputetë të opozitës në listat e PS-së, ka një mesazh për Berishën e Metën
Listat e PS për zgjedhjet, kanë mbetur dhe pak ditë nga afati për regjistrimin në KQZ.
Partia Socialiste thotë se aleancën do ta ketë me qytetarët edhe në këto zgjedhje.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kur u pyet nga mediat se si po ecën procesi i hartimit të listave, tha se do të respektojnë afatet ndërsa apelo sërish KQZ për të mudnësuar votën e emigrantëve.
Balla: Respektojmë afatet e vendosura nga kodi zgjedhor. Vijojmë konsultimet, PS ka vetëm një aleat, njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Ripërsëris apelin ndaj KQZ për të mundësuar domosdoshmërisht votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Është e pafalshme që PD-LSI vazhdojnë ti kundërvihen domosdoshmërisht që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit që janë më shumë se 1/3, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Në kushtet e pandemisë lëvizja e tyre për të ardhur dhe për të votuar në Shqipëri është e pamundur dhe prandaj koha në dispozicion përsëri është e mundur, ju e patë në Kosovë. Ishte i madh numri i shqiptarëve të Kosovës të cilët votuan me postë por i madh dhe numri i shqiptarëve të Kosovës që u desh të udhëtonin për të shprehur votën e tyre në mbështetje të secilës parti që ata dëshirojnë.
I pyetur nëse në këto lista do të ketë deputetë të opozitës parlamentare ai u përgjigj:
Balla: Kemi krijuar një instrument shumë të mirë për ti shndërruar ekipet fituese të PS në një listë përfaqësimi të gjithë kontributeve të shoqërisë shqiptare. Listat e PS do të jenë një risi dhe shprehje kuptimplotë e asaj që kemi thënë prej ditës së parë, ne kemi bashkëqeverisur me njerëzit këtë mandat dhe do të vazhdojmë të qeverisim se duam të çojmë përpara punët që ende nuk i kemi prëfunduar por janë në një proces.
Një mesazh pati edhe për Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Balla: Le të betohet dhe stërbetohet Sali Berisha dhe Ilir Meta se gjoja këta nëse do të kthehen do të anulojnë vetingun, apo do të zhbëjnë reformën në drejtësi, jam e sigurt që shqiptarët do të dinë të vlerësojnë. Goditja ndaj çdo strukture në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë përpara. Ajo që kemi konceptuar në atë draft-program që do të përmbyllet brenda javës besoj, do të synojmë të vijmë para shqiptarëve me reforma të tjera të rëndësishme.
Deklaratat Balla i bëri pas takimit me shtabin politik të PS, ku ishte dhe Rama.