Zgjedhjet në Kosovë/ Tavo: Humbësit i uruan fitoren fituesve, kjo është maturi politike

Ish deputeti i LSI Vangjel Tavo përshëndet procesin e sotëm zgjedhor në Kosovë duke e etiketuar si një proces shembull edhe për Shqipërinë.

"Pa debate se tha ODIHR dhe OSBE, kështu apo ashtu. Ja Kosova, humbësit i uruan fitoren fituesve. Kjo është maturi politike. Ky është shteti dhe politika e emancipuar moderne", shprehet ndër të tjera Tavo.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos:

Kosova model zgjedhjesh ndërsa në Shqipëri thuren plane si të vidhen votat; si të përfshihen bandat; si të udhëzohen drejtorë e ish-drejtorë policie për të intimiduar votuesit; si të gënjejnë ministritë me premtime boshe 3D; si të kërcënohet administrata publike me bukën e gojës; si t’u kërkohet mësuesve dhe rrogtarëve lista me karta identiteti për të votuar partinë në pushtet; si të thuren plane për blerje votash (nëpër supermarkete ditën e votimit, etj etj që i dimë tashmë); si të përfshihen trafikantët dhe kriminelët në listat për deputetë, dhe nëse janë të ekspozuar për njerëzit të vendosin lolot e tyre në lista; si të hapen vende pune të përkohshme me afat 3 mujor ku çdo i punësuar të sjellë listen me votat e veta; si të terrorizohet biznesi me gjoba; si të terrorizohet një popull që të mos votojë i lirë.

Për pak orë del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë. Këtu, pas votimeve moniste të 30 qershorit, u deshën 27 ditë të dilte rezultati se partisë që kandidoi e vetme nuk i dilnin llogaritë.

Ja Kosova.

Pa debate se tha ODIHR dhe OSBE, kështu apo ashtu. Ja Kosova, humbësit i uruan fitoren fituesve.

Kjo është maturi politike. Ky është shteti dhe politika e emancipuar moderne.

Shembull i jashtëzakoshëm qytetarie që bën kontrast të madh me diktaturën dhe tribalizmin e qeverisë që kemi këtu.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 350 mijë vota, ja rezultatet