Aksi Lezhë-Milot i kalueshëm me vështirësi, "ngrijnë" trotuaret në Lezhë, mungesë energjie në disa zona
Në qarkun e Lezhës situata ka nisur të përmirësohet. Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme, përfshirë dhe superstradën Lezhë-Milot, ku ishin dhe problemet më të mëdha.
Por rekomandohet të bëhet kujdes, pasi nga temperaturat nën zero nuk mungojnë ngricat në zona të caktuara.
Shqetësuese paraqitet situata në trotuaret e qytetit të Lezhës, të cilat kanë ngrirë, duke krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve.
Ndërkohë në disa zona vijon të mos ketë energji elektrike si shkak i defekteve në rrjet, të cilat ende nuk janë riparuar.
Situata në qarkun Lezhë, dt.15.02.21, ora 08:30
-Moti është i mirë, por kemi erë të fortë, ngrica dhe temperatura të ulta
-Rruga e Kombit është e kalueshme pa problem
-Rrugët nacionale janë të kalueshme në tërsi, por me vështirësi nga prezenca e dëborës e kthyer në akull, ku në disa segmente nevojiten zinxhirë ose goma dimërore.
-Rrugët rurale që lidhin qendrat e bashkive me njësitë administrative, janë të kalueshme me zinxhirë në disa segmente, këto kryesisht në bashkinë Mirditë
-Rrugët bashkiake që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative kërkojnë ndërhyrje me forca dhe mjete nga bashkitë.