Rama publikon videon: Spanja apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall, Andi Bushatin për analizë
Kryeministri Rama ka nisur ta kthejë faqen e tij në Instagram më shumë në një faqe memesh.
Ndonëse vendi 24-orëve të fundit është përfshirë nga temperatura shumë të ulta dhe reshja dëbore, ku shumë kanë hasur probleme në trafik, energji elektrike dhe disa zona janë bllokuar nga dëbore, kryeministri kujdeset që të replikojë me opozitën e gazetarët.
Duke postuar një video nga Spanja, Rama shkruan: SOS Autostrada A2 në Spanjë - Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall, Andi Bushati për analizë.
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar një situatë kritike në vend me vështirësi në qarkullim dhe bllokime në akset kryesore kombëtare.
Problematikat u shfaqën pothuajse në të gjitha akset në vend edhe pse janë nënshkruar disa tendera për këtë qëllim.
Sipas të dhënave që nga muaji tetor të vitit 2020 e deri në shkurt fondi i kaluar nga buxheti i shtetit në drejtim të firmave kontraktore me qëllim mirëmbajtjen e segmenteve rrugore arrin në të paktën 5.5 miliardë lekë.
Por pavarësisht këtij fondi të dhënë nga buxheti i shtetit përkeqësimi i paralajmëruar i motit u pasua me mungesën e ndërhyrjes me borëpastruese apo hedhje të kripës për të shmangur rrëshqitjet dhe aksidentet.