Ambasadori i SHBA: Mos lejoni borën apo Covid-19 t'ju ndalojë të votoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2021, 16:15
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip S. Kosnet i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.
Në një postim në Twitter, diplomati i SHBA në Prishtinë shprehet se asnjë qytetar nuk duhet të lejojë borën dhe Covid-19 që ti ndalojë të votojnë.
Më tej Kosnet apeloi që të gjitha parregullsitë që vihen re gjatë procesit të raportohet te autoritetet përgjegjëse.
“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën apo COVID-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullësitë dhe shkeljet tek policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore apo mediat. Zhvilloni zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta”.

Lexo edhe:
Kosova voton, Bytyçi: Zgjedhjet e sotme kanë një rëndësi historike, do konfirmojnë diçka të re