Borë në Tiranë, probleme me qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjet në trotuare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2021, 12:22
Ashtu si edhe në qarqet e tjera, edhe në Tiranë ka pasur problematika për shkak të reshjeve të dëborës.
Gjatë orëve të para të mëngjesit temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe praninë e ngricave. Rrugët e brendshme të qytetit janë të kalueshme, ndërkohë që gjendja është më e përkeqësuar në periferitë dhe rrugët që lidhin Tiranën me fshatrat.
Policia ka qenë e pranishme në zonën e Shkozës dhe zonën e Dajtit, duke ndaluar mjetet të cilat nuk ishin të pajisura me zinxhirë.
Aktualisht situata është më e qetë, raporton gazetari Besar Bajraktaraj, ndërkohë që dëbora ka nisur të shkrijë.
Gjatë natës në Spitalin e Traumës ka pasur disa raste të qytetarëve që kanë pësuar fraktura nga incidente.