Në Elbasan ngrica në akset nacionale, Librazhdi pa drita prej 24 orësh

Në Elbasan janë të bllokuara shumë akse nacionale.

Emergjencat Civile të Elbasanit kanë informuar se janë të bllokuara pjesërisht akset, Elbasan – Rrogozhinë, Elbasan- Belsh, dhe Elbasan – Gramsh. Kalimi bëhet vetëm nga njëri krah i rrugës dhe vetëm me zinxhirë.

Raportimi i gazetares së Ora News, Edisona Skënderi.

Probleme me ngrica ka dhe në aksin Librazhd – Steblevë.

Gjithashtu ka probleme të theksuara me energjinë në të gjitha bashkitë e këtij qarku. Më problematike mbetet bashkia e Librazhdit ku energjia ka munguar prej 24 orësh.

Institucionet vendore të Elbasanit kanë pranuar se kjo situatë i gjeti të papërgatitur.