Të bllokuar prej 9 orësh në temperatura disa gradë nën 0, zhbllokohet aksi Lezhë-Milot

Reshjet e dëborës të shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura nën zero, sollën situatë problematike në Qarkun e Lezhës.

Dhjetëra qytetar e kaluan natën në makina, për shkak të bllokimit të superstradës Lezhë-Milot nga reshjet e dëborës të cilat u shoqëruan më ngrica.

Situata u përkeqësua rreth orës 17:00 të së shtunës, duke sjell bllokim total të këtij segmenti rrugor fakt i cili u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar dhe nga Policia e Lezhës. Udhëtarët u detyruan të qëndronin gjatë në temperatura disa gradë nën zero, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet për ndihmë.

Kjo problematike u krijuar nga mungesa e ndërhyrjes së firmës kontraktore që mirëmban këtë segment rrugor dhe për të normalizuar situatën në këtë aks rrugor është dashur ndërhyrja e ushtrisë që dërguan batanije dhe shpërndanë karburant për personat që kishin nevojë.

Falë ndërhyrjes u bë i mundur zhbllokimi i automjeteve rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm dhe i devijua qarkullimi për nga rruga e vjetër Lezhë-Milot.

Ndërkohë reshjet e dëborës janë ndërprere që prej mesnatës të së shtunës, por situata vijon të mbetet problematike në shumë zona si shkak i ngricave.

Sipas të dhënave vetëm superstrada Lezhë-Milot është e bllokuar dhe lëvizja është devijuar për nga rruga e vjetër, ndërsa akset e tjera nacionale janë të kalueshme, por rekomandohet të bëhet kujdes. Po ashtu si pasojë e motit me stuhi dëbore kanë ngelur pa energji elektrike disa fshatra si shkak të dëmtimeve në rrjet, ndërsa dhe rrugët në zonat rurale në Mirditë janë të bllokuara, pasi trashësia e dëborës ka arritur në 20 cm.