Qarkullimi në superstradën Lezhë-Milot ende problematik, mjetet e rënda të bllokuara që prej mbrëmjes së djeshme

Situata në superstradën Lezhë-Milot vijon të jetë problematike për shkak të ngricave dhe prezencës së dëborës.

Disa mjete të rënda kanë mbetur të bllokuara që mbrëmjen e djeshme, duke krijuar problematika në qarkullim edhe ditën e sotme. Shumë makina janë kthyer në burim aksidentesh për shkak të rrëshqitjeve apo edhe daljeve nga rruga.

Firma kontraktore që mirëmban këtë akt ende nuk ka ndërhyrë për normalizimin e situatës.