Në Korçë: Trashësia e borës arrin 2 metra, -10 gradë temperature

Në Korçë temperaturat kanë arritur deri në -10 gradë celcius. Problem mbeten akset nacionale ku është i detyrueshëm kalimi me zinxhirë. Është e pamundur të shkohet në Dardhë, trashësia e borës shkon në 1 metra.

Në Panarit trashësia e borës ka arritur mbi 2 metra. Janë të bllokuar 200 banorë. Në Pogradec, në Mokër trashësia e borës ka arritur 70 cm dhe janë bllokuar disa fshatra.

Në Maliq është i bllokuar fshati Moglicë.

Raportoi për Ora News gazetarja Iris Rezhda