FOTO/ Të gjitha rrugët të çojnë në Dajt

Nuk ndodh shpesh ta shohësh Tiranën me kaq shumë dëborë. Për më tepër Ditën e të dashuruarve.

Dhe për këtë arsye qytetarët e saj nuk kanë humbur asnjë moment për të shijuar bardhësinë mbi kryeqytet.

Destinacioni i preferuar ka qenë Mali i Dajtit dhe për këtë arsye në zonën e Freskut ka patur një ngarkesë sa i përket trafikut.

Siç shihet edhe në pamje, pavarësisht shtimit të efektivëve të Policisë Rrugore, menaxhimi i trafikut ka qenë shumë i vështirë.