“Shqipëria ka ngecur në baltë” Basha i kujton Ramës premtimet e disa viteve më parë: Ka ardhur koha...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat i ka kujtuar kryeministrit Rama premtimet e bëra përgjatë fushatës të disa viteve më parë.

Basha i ka cilësuar këto premtime si propagandë, ndërkohë që shton se Shqipëria me Ramën ka ngecur në baltë.

Basha: Vendi ynë është nën ujë. Sërish.

Rrugët janë bllokuar. Sërish.

Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende.

Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin.

Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin.

Pyetja e vetme që shtrohet është: ç'po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët?

Çfarë bën Edi Rama sa herë njerezit kanë nevojë për ndihmën e shtetit?

Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Eama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë!

Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar?

Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë!

Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim atë nga balta.