Përmbytjet “gjunjëzojnë” Shkodrën, 5370 hektarë ndodhen nën ujë
Situata nga përmbytjet në Shkodër vijon të mbetet problematike.
Bashkia e Shkodrës ka publikuar raportin mëngjesin e sotëm, ku 5370 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit.
Në Obot prezenca e ujit arrin në më shumë se 1 metër e 40 centimetra, ndërkohë që 120 banesa janë përmbytur.
Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së farkeqësisë natyrore.
Bashkia Shkodër, raporti:
Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha
1. Tokë e pakultivuar 1100 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha
3. Grurë 240 Ha
4. Bimë Dekorative 127 Ha
5. Pemtore 50 Ha
6. Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
Grurë 50 Ha
Pemtore 40 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
6. Shtëpi të përmbytura 4
7.120 shtëpu kanë prezencë uji në oborre.
8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 - 3m.
9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..
10. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
11. Gjëndja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)
12. Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
13. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).
14. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë
15. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
16. Fshati Obot ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 380 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
Grurë 100 Ha
Bimë dekorative 120 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.
3. Shtëpi të përmbytura 9
4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..
8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të larta.
9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë
10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
Tokë e pakultivuar 110 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha
2. Në 8 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
3. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Të pakultivuara 230 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
Grurë 90 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
3. 20 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
4. 5 Shtëpi janë të rrethuara nga uji në fshatin Bërdicë e Mesme dhe Bërdicë e Madhe
5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi, dhe rruga Xhurreta.
6.Rruga nacionale drejt Velipojës ka prezencë ujit dhe ngrica.
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 160 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
Pemtore 10 Ha
2. 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm
4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.
Lagje Nr.1
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).
Lagje Nr.4
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.