Jeta e fëmijëve në rrezik për një urë, furgoni me nxënës shkolle tenton të çajë lumin në Zall Bastar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 21:52
Mungesa e një ure po rrezikon jetën e banorëve të Zall Bastarit. Arben Shkoza, kreu i degës së PD nr.14, ka publikuar një video ku një furgon me nxënës shkolle tenton të kalojë lumin.
Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, 10 shkurt.
"Shikoni pamjet dramatike sot në Njësinë Zall Bastar.Fugoni me fëmijët e shkollës tenton për të kaluar lumin se urat nuk funksionojnë.Ky është realiteti".
Më tej ai shton se kryetari i emëruar i Bashkisë së Tiranës kujdeset për 20% e ndërtimit jo për jetët e fëmijëve.
Një rast i ngjashëm u denoncua dhe dje nga ish-kryeministri Berisha.