Shpërthim në Lezhë, lënda plasëse në lokalin me qira të një shtetasi

Një lokal në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” në Lezhë, u sulmua me lëndë plasëse.

Ngjarja ndodhi në orën 21:45 minuta të mbrëmjes të së shtunës, ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë lënda plasëse e cila dyshohet të jetë e llojit tritol u vendos  në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh.,banues në fshatin Mërqi të Lezhës.

Në momentin e ngjarjes biznesi ka qenë i mbyllur dhe nuk ka patur persona brenda, ndërsa nga shpërthimi u thyen xhamat edhe të disa objekteve të tjera aty pranë.

Ende nuk dihet sasia dhe lloj i lëndës plasëse të vendosur, teksa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për identifikimin e kapjen e autoreve.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zona të cilat do të analizohen për të parë lëvizjet para dhe pas shpërthimit.

Ndërkohë persona që kishte marrë me qira lokalin mësohet të ketë thënë në polici se nuk ka konflikte.