Tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha, Covid-19 i merr jetën farmacistes

Covid-19  nuk ka të ndalur me bluzat e bardha. Ditën e sotme si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë farmacistja nga Lushnja, Marinaqi Hazizi (Kondakçi).

Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Farmacistëve, që ka shprehur edhe ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

‘Të nderuar kolegë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi).

Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës.

Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!’