Sollën dy rumune për martesë në Tiranë, i shfrytëzojnë për prostitucion

Një 32 vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Shtetasi me iniciale J.D me T.M, në bashkëpunim me njeri tjetrin sollen ne Tirane dy shtetase rumune duke ju premtuar martesë dhe se do jetonin në vendet e BE-së.

"Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t'u larguar  dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri. Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë." njofton policia.

Ndalimi i tyre u be pas nje hetimi disa javor. Operacioni u kodua “Premtimi" dhe u arrestua shtetasi J. D.,  32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia"

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.