Mediu pas takimit me Bashën: I gatshëm të kandidoj në çdo qark që t’i siguroj një votë opozitës
Kreu i Partisë Demokratike priti pasditen e sotme në zyrën e tij në selinë blu kreun e republikanëve Fatmir Mediu për të diskutuar lidhur me marrëveshjen zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas takimit, Mediu u shpreh se kishin rënë dakord parimisht me kreun e selisë blu.
Ai u shpreh se është i gatshëm të kandidojë në çdo qark që t’i sigurojë një votë opozitës.
Mediu: Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz dhe partitë politike që të maksimalizohet vota e opozitës për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Në analizë se ku janë zonat dhe se se do të funksionojë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidoj kudo që t’i siguroj një votë opozitës.
S’kemi folur për këtë gjë, por për pozicionin që ka PR në raport me peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate.
Nga ana tjetër, Basha ka finalizuar tashmë marrëveshje me Idrizin dhe aleatët e tjerë Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën.