Ju flet Moska: Lista e zezë amerikane, Tom Doshi dhe Erion Veliaj
Kërkesa e përsëritur amerikane për moskandidimin e Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Një nga çështjet për të cilat është folur këto ditë është dhe qëndrimi i përsëritur amerikan kundër deputetit Tom Doshi, ku amerikanët e kanë bërë të qartë që nuk e pëlqejnë kandidimin e tij në zgjedhje.
Doshi është njëherësh dhe kryetar i një partie. Formulimi me të cilin bëhet kundërshtimi amerikan është shumë interesant. Sips formulës zyrtare të DASH, të cilit i referohet Ambasada amerikane në Tiranë, del se "në bazë të ligjeve amerikane kur sekretari i shtetit ka informata të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni ose shkelje të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t'ja bëjë njoftimin privatisht ose në publik."
Thuhet raste madhore korruspioni. Shqipëria me SHBA ka marrëdhënie institucionale, kemi marrëdhënie diplomatike, marrëdhënie ndërqeveritare, marrëdhënie midis ambasadave, marrëdhënie midis agjencive ligjzbatuese, kemi marrëdhënie midis shërbimeve të fshehta.
Kur thotë sekretari i DASH që ka informata të besueshme që një zyrtar, në këtë rast Tom Doshi, është i përfshirë në një rast madhor korrupsioni atëherë del që sekretari i DASH ose ka marrë informata të besueshme nga një prej këtyre agjencive…Nuk besoj që punët e Tom Doshit të kenë të bëjnë me ndonjë sekret shtetëror amerikan. Nuk ka pasur ndonjë akuzë as në ndonjë vend europian, në Amerikë nuk ka punuar ndonjëherë, nuk ka pasur ndonjë hetim. Ka kartelë penale të pastër.
Nuk dua të mbroj zotin Tom Doshi se ai mbrohet vetë, në dijeninë time ka 5% të tregut të ilaçeve në Shqipëri. Mori një ndërmarrje të shkatërruar dhe ngriti një ndërmarrje moderne. Po të mos e kishte marrë ai do të ishte rrafshuar sot. Por më bën përshtypje qëndrimi i dyfishtë.
A e ka informuar Ambasada amerikane në Tiranë DASH për disa informata që sipas këtij formulimi që ka DASH janë mëse të besueshme, që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, një produkt amerikan, ka dalë në përgjimet e prokuroriosë së Antimafias italiane në bisedat që kanë bërë krerët e Ndraghetas në Itali?
Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.