Aksident në Sarandë, makina përplas këmbësoren

Një automjet "Range Rover" me targa AA055LT, ka aksidentuar një këmbësore në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 10 shkurt. E reja ishte duke ecur teksa është përplasur nga automjeti, në hyrje të rrugës nr.2.

Vajza e plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

"Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.