Vëzhgimi i Temporas në spitalet Covid, familjarët në radhë për të futur ushqime

Vjen çdo mëngjes dhe çdo drekë për të sjellë ushqimin për të dy prindërit qe i ka të shtruar në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi".

Mban radhën për dorëzimin e ushqimeve ndërsa emri i prindërve është i shkruar në qesen që dorëzon.

Teksa i afrohemi në fillim refuzon të flasë, por pastaj na tregon se në spital prej 10 ditësh janë të shtruar të dy prindërit.

Gjendje e tyre nuk është aspak e mirë.

Radhë e gjatë për të dorëzuar ushqimet për të afërmit në spital.

Madje struktura e spitalit është kujdesur që të vendosë dhe orare fikse për mëngjesin e dreken që sjellin të afërmit për familjarët e shtruar.

Ajo që konstaton nga të intervistuarit është se ata tentojnë në çdo rast të thonë përpara kamerës se shërbimi është i mirë për familjaret e tyre.

Ndërsa një zonjë që ka bashkëshortin e shtruar thotë se ka qëndruar me ditë me radhë në hotel vetëm që të qëndrojë afër spitalit dhe t'i sjellë ushqimin bashkëshortit.

I kane sjellë të afërmit disa ditë me vonesë në spitale e shërbimi mjekësor në familje ka qenë i kushtueshëm për ekonominë e tyre.

Shpesh ata thonë se janë të sëmurët ata që refuzojnë të vijnë në spital.

Ndërsa kjo zonjë e ka sjellë sot bashkëshortin e saj në spitalin Covid-1.

Prej orësh qëndron jashtë, edhe në shi, por askush nuk i përgjigjet.

Nuk ka kontakt me asnjë mjek dhe askush nuk i thotë si është gjendja e tij.