Burime për Ora News: Komiteti Teknik njofton nesër kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00
Nga e enjtja ndalim-qarkullimi do të nisë nga ora 20:00 e mbrëmjes nga 22:00 që është aktualisht.
Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 20:00 me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve do ta njoftojë masën e re nesër përmes një komunikimi live.
Gjithashtu edhe përfaqësues të bareve dhe restoranteve thone se në mënyrë verbale u është komunikuar fasha e re e orarit.
Ndryshimi i fashës së kufizimit u paralajmërua dhe nga kryeministri Rama i cili tha se do të ketë shtrrëngim të masave.
Rama nga ana tjetër deklaroi sot se ka dyshime të forta që në vendin tonë ka ardhur varianti i Afrikës së Jugut i koronavirusit, i cili është 30% më agresiv.
Sot Ministria e Shëndetësisë raportoi 1,239 raste të reja dhe 16 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit nga virusi.