Rama përdor rindërtimin për fushatë: Ka ndonjë durrsak që i shkon në mend se do hyjë në apartament nëse fiton Luli?
Kryeministri Edi Rama vijon ta përdorë procesin e rindërtimit si kartë kundër kundërshtarëve politikë. Këtë e bëri edhe në Durrës, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
Gjatë një bashkëbisemi virtual me qytetarë atje, Rama tha se nëse Basha do të ishte në pushtet qytetarët nuk do kishin shpresë të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe sipas Ramës as nuk do kenë nëse ai fiton.
Kryeministri deklaroi se mandatin e tretë e kërkon për t'i dhënë formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine të shkaktuar prej tërmetit.
Rama: Në 2013 çdo sektor që nga financat te shëndetësia te arsimi te bujqësia, energjia, ishte Durrësi pas tërmetit. Fiks. Dhe fatmirësisht jetët e humbura nga krimi vrasjet, ishin më shumë se dyfishi që janë sot mesatarisht çdo vit. Sot ne i kemi pastruar rrënojat i kemi hapur kemi shtruar infrastrukturën.
Mandati i 3 është një mandat për ti dhënë një formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine që me shumë mundim kemi sjellë deri këtu. Le të marrim për një moment që nuk është mandati i 3 por i 5 ose i 6 i PD, mendon ti se mund të bëhet porti turistik këtu, të shkon ndërmend se mund të vazhdojnë rruga e nisur.
Ka ndonjë durrsak që është dhe me Pd se po të kishte rënë tërmeti në kohën e Lulit, Luli të kishte qëndruar këtu ditë natë. Ka ndonjë durrsak që i shkon në mend se do hyjë në apartament nëse do fitojë Luli, apo ai që do të rrisë cilësinë e diellit.
Po ku e di ti? Po unë e di se ata ishin e dinte edhe Durrësi. A më kujtoni një punë që kanë bërë në kohën kur ishte PD? Ma thoni një punë në Durrës, nga të gjitha gjërat që janë bërë.