"Provimet duam ti bëjmë në auditore", kërkesa e Universitetit të Gjirokastrës

Komiteti teknik i Ekspertëve, dhe Ministria e Arsimit pritet që të vendosin përfundimisht se si do të zhvillohet procesi i provimeve të semestrit të parë në Universitetet e vendit.
Universiteti i Tiranës, me vendim të senatit akademik ka vendosur që ky proces të bëhet online.
Universiteti i Gjirokastrës "Eqerem Çabej" ka qenë ndër të vetmet që ka kundërshtuar provimet online.

Zëvendës Rektori Jaho Canaj thotë se ky universitetet përmbushin të gjitha kriteret për zhvillimin e provimeve në auditorë.

"Ato zbatojnë me përpikmëri protokollin e Ministrisë se Shëndetësisë"

Canaj shton më tej se Universiteti ka tre skenarë për zhvillimin e provimeve, një variant është zhvillimi e provimeve në auditorë, variant i dytë është që 80% e provimeve të zhvillohen fizikisht.

Ndërsa si variant i tretë mbetet shtyrja e sezonit për një afat më të përshtatshëm.
Zëvendës Rektori Jaho Canaj tregon se shumë studentë nuk kanë mundësi që të ndjekin provimet online.

" Një numër studentësh që jetojnë në zona të thella e kanë të vështirë për të marrë pjesë në këtë proces sepse nëpërmjet telefonave celularë këta studentë nuk mund ta përballojnë këtë proces"

Fjalën e fundit do ta japë Ministria e Arsimit dhe komiteti i ekspertëve këtë fundjavë.