E përndjek me 13 profile false për një takim, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se kanoste në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Shtetasi Igli Paskali kishte hapur 13 profile falco në rrjetet sociale.

"Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, ky shtetas ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme shtetasen në Tiranë, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me identitet të rremë.

Pas një hetimi disa mujor Policia e Tiranës finalizoi operacionin e quajtur "Takimi" duke arrestuar shtetasin Igli Paskali, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”. njofton policia

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.