Shkodër rriten shkarkimet nga hidrocentralet

700 deri në 900 metër kub ujë për sekondë po shkarkohen nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit që sipas të dhënave zyrtare janë pranë kuotave maksimale të lejuara, ndërsa pritet shtim i ndjeshëm i prurjeve.

Hidrocentrali i Fierzës, është në 292.77 m, 3.23 m nga kuota maksimale prej 296 metrash.

Heci Koman aktualisht është në 173.48 m,  2 metra nën nivelin e lejuar prej 175.5 metrash.

Ndërsa Hidrocentrali i Vaut të Dejës i fundit në kaskadë është në nivelin 74.29  m, vetëm 1.71 m larg nivelit të lejuar 96 metra.

Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit këtë të premte Ishin 770 m3/s.

Në këtë situatë dhe përballë parashikimit  se nga data 8 deri në 12 shkurt prurjet e Drinit do të rriten ndjeshëm si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës është vendosur mbajtja e shkarkimeve nga 700 deri në 900 metër kub ujë për sekondë.

KESH thotë se bazuar në nivelin e lumit Drin, shkarkimet nga Hidrocentralet kanë ndikim minimal në përmbytje në zonën e nën Shkodrës, ku këtë të premte janë 2750 Ha tokë bujqësore nën ujë.

Sipas të dhënave zyrtare  Fierza prodhon 4829 MhW (ditor), Komani 12.358 MWh (ditor) dhe HECI Vau Dejës  4.320 MWh (ditor).