Angazhimet e Bashës për Rininë: Do ulim emigrimin, zgjidhim papunësinë
Kryetari i PD-së, Luzim Basha, kërkon mbështetjen e të rinjve në zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se programi që ka hartuar për ta i mbështet financiarisht per shkollimin dhe vende te reja pune.
Rinia, tha Basha është prioritet i tij për nesër në qeveri.
Lulzim Basha: "E gjithë rinia më 25 prill e ka mundësinë të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur. Vota e tyre duhet të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen”
Gjatë prezantimit të programit, paraditen e sotme, ekspertët demokratë thanë se më shume se 50% e shqiptarëve të moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga vendi dhe 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më. Ndaj kryetari i opozitës premtoi se ky problem do të jetë në fokus e tij.
Lulzim Basha: “Do të ulim emigrimin e rinisë. E thashë edhe më parë, do ta them përsëri: po humbim një brez të tërë. Ne nuk mund t'ia lejojmë vetes këtë.”
Për të ulur emigracionin Basha premton se arsimi do të jetë falas për të rinjtë që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike. E përtej kësaj PD parashikon 5000 bursa në vit për studentët ekselentë në pamundësi ekonomike.
Lulzim Basha: "Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit. "
Lulzim Basha tha se programi synon projekte për aftësimin e të rinjëve për tregun e punës, ndërsa parashikohen edhe mbështetje me grante për çdo të ri që synon të ngrejë një biznes
Pikat e programit të Partisë Demokratike
-Do të zgjidhim çështjen e papunësisë. Do krijojmë vende pune pas përfundimit të shkollës.
-Do ulim emigrimin e rinisë shqiptare.
-Do rrisim cilësinë e arsimit .
-Studentet që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lëk të reja do përfitojnë 100% tarifën e shkollës të bachelor dhe master falas.
-Studentët që vijnë nga një familje me të ardhura mbi 64 mijë lek të reja do të përfitojnë përgjysmimin e tarifës së shkollës.
-Studentët me pamundësi ekonomike do të përfitojnë 5000 bursa për studimet e larta.
-Studentët më të mirë do të paguhen 30 000 lekë për 12 muaj praktikë.
-Skema financimi për bizneset në zonat e largëta dhe sipërmarrje.
Asetet e sekuestruara nga antimafia në bazë të ligjit antimafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.