Shtyhet seanca ndaj Luan Dacit, shkak mosformimi i trupës gjykuese
Shtyhet në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca ndaj Luan Dacit, anëtar u KPA-së i dënuar në shkallë të parë për falsifikim dokumentesh.
Shkak i shtyrjes se seancës është bërë mosformimi i trupës gjykuese.
Gjyqtarja Anita Mici e caktuar në këtë proces dha dorëheqjen pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga gjykimi.
Ajo është në proces Vettingu në KPA, ku i pandehuri është anëtar edhe pse i pezulluar.
Pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e KLGJ-së.
Daci dhe avokatët e tij më herët kanë paraqitur konkluzionet e mbrojtjes, ku kërkuan pafajësi për akuzën e falsifikimi të dokumenteve.
Prokuroria kishte kërkuar 1 vit heqje lirie për Dacin, por gjykata e konvertoi dënimin në 12 muaj provë nën akuzën për falsifikim dokumentesh.
Sipas SPAK gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e KPA, Daci kishte fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e Vettingut.