Fier banesa përfshihet nga flaket nga një shkëndijë elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2021, 09:10
Një apartament në katin e trete në lagjen "29 nëntori" është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
Dyshimet e para janë se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike nga lavatriçja e cila ka qenë e ndezur. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.