"Rikthehem", Hakan Çalhanoglu fiton betejën me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2021, 17:45
Hakan Calhanoglu nuk është më pozitiv me Covid-19.
Pas dy javësh mungesë, ka qenë vetë fantazisti turk që ka bërë publik lajmin në Instagram.
"Rikthehem", shkruan ish futbollisti i Bayer Leverkusen.
Pas Mandzukic, Tonalit dhe Bennacer, ky është një tjetër lajm i mirë për Pioli, edhe pse futbollisti turk do të duhet të presë edhe pak për t'u kthyer në fushë. Tashmë ai mund të rifillojë stërvitjen për të rigjetur formën optimale.
Lojtari mendohet të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme kundër Crotone, të dielën e 7 shkurtit.
