Dy aksidente në Tiranë e Fier, plagosen katër këmbësorë
Dy aksidente rrugore me pasojë plagosjen e katër personave janë regjistruar në Tiranë e Fier pasditen e sotme.
Në Tiranë, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pesë minuta më vonë, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Kthesa e Etc" në Fier, shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.