Fusha i LSI: Largimi i njerëzve nga Shqipëria strategji elektorale e Ramës

Përmes një postimi në Facebook koordinatori i LSI për Tiranën, Aldi Fusha thotë se alibia e kryeministrit Edi Rama për largim shqiptarëve se kanë ikur gjithnjë është e pabesueshme.

"Largimi i rinisë nga vendi është një plagë sociale që ka nevojë për shërim. Por, duket qartë që qeveria e sotme nuk e sheh si problem dhe e justifikon me "nuk jemi në bunkerin e Enver Hoxhës

Pushteti ka detyrimin t'i sigurojë popullit një jetesë normale. Por, largimi i njerëzve të pakënaqur është strategji elektorale e kësaj qeverie.

Ajo mendon se duke larguar njerëzit e pakënaqur, këtu do mbeten vetëm rrogëtarët e pushtetit. Gabohet!" shkruan Fusha në një postim në facebook.

LSI, thotë Fusha, ka një plan të qartë për të krijuar kushtet që rinia ta shohë vendin me shpresë.

"Më shumë punësim, siguri, mirëqënie dhe alternativa zhvillimi është vizioni ynë. Që nga 25 prilli nisim dhe e bëjmë realitet!" mbyll postimin Fusha.