Ndodh në Tiranë: I riu vjedh telefonin me pistoletë lodër, kosovari lëviz me pistoletë në brez
Një 21 vjecar u arrestua në Tirane pasi nën kërcënimin e një pistolete lodër i vodhi një qytetari telefonin.
Policia informon se i arrestuari është 21 vjeçari i identifikuar me inicialet Xh.Sh.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete lodër i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale " informoi policia
Po kështu në rrugën "Myslym Keta" u ndalua një 19 vjeçar nga Kosova por me banim në Tiranë që lëvizte me makinë dhe me pistoletë pa leje.
"U. A., 19 vjeç, banues në Tiranë u ndalua me makine në rrugën “Mysylm Keta". Gjatë verifikimit për dokumentacion, ky shtetas ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje" informoi policia e Tiranës.