Shkëndija elektrike djeg apartamentin në Durrës

Një apartament në katin e katër të një pallati në Durrës u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur  në orën 16:20, në lagjen nr.11.

Si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.