Dritan Dajti në spital, Rtv Ora sjell pamjet kur ai futet te Infektivi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2021, 16:14
Prej disa ditësh Dritan Dajti ndodhet i shtruar në spitalin e burgut në QSUT për shkak se është infektuar me koronavirus.
Këtë të shtunë, 30 janar, Rtv Ora siguroi pamje nga momenti kur Dajti është transportuar në Spitalin Infektiv për të kryer një vizitë shëndetësore.
I shoqëruar nga disa efektivë të policisë, Dajti qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e Infektivit dhe më pas u dërgua përsëri në spitalin e burgut.
Gjatë këtyre ditëve bëhet me dije se gjendja e tij ka qenë e rënduar dhe se ka pasur temperaturë të lartë.