Divjakë: Bashkia mbyll të gjitha tregjet, ka përhapje shqetësuese të infektimeve me covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2021, 13:28
Bashkia e Divjakës urdhëron mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë
“Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë.
Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë” thuhet në një njoftim të bashkisë së Divjakës ku këshillohen të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Vetëm dje ministria e Shëndetësisë raportoi 9 raste të reja në Divjakë.
