E turpshme/ Nga mbetjet plastike tek kafshët e ngordhura, çfarë të sheh syri rrugës për në Maqellarë

Mbetje plastike, kartonë madje edhe kafshë të ngordhura, kjo është panorama që të ofrojnë skaje te rrugës në Maqellar të Dibrës.

Zona është kthyer në një vendgrumbullimi mbetjesh, ndërsa bashkia Peshkopi e drejtuar nga Dionis Imeraj nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar vend të posaçëm.

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën teksa thonë se ndjehen të rrezikuar nga ndonjë infeksion për shkak se shtëpitë e tyre janë shumë pranë këtyre mbetjeve.

“Problem. Vazhdimisht ka qenë problem por nuk ka ndryshim”

Situata e ndotjes nga mbeturinat në Dibër vijon të jetë shqetësuese pothuajse në të gjithë territorin, pasi mungon infrastruktura e duhur.