Alket Rizai shtang policinë greke: E dinin në burg, "mjeshtri" i arratisjeve u del nga “BMW-ja”

Shqiptari i famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai, është rikthyer serish në vëmendjen e mediave të vendit fqinj.

Teksa duhej të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou, efektivët e policisë greke janë shtangur kur ai ka dalë nga një makinë “BMW”, e cila ishte ndaluar për kontroll.

Por këtë herë nuk bëhet fjalë për një arratisje, pasi shqiptari kishte dalë me leje nga burgu.

Megjithatë në makinë ishte edhe një 36-vjeçar tjetër shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje dhe vepra të tjera kriminale.

Teksa emri i këtij të fundit nuk bëhet i ditur, mësohet se Alket Rizai është rikthyer sërish në qelinë e tij.