Bundo: Buxheti i 2021-shit në situatë të vështirë, do të jetë jetë një vit problematik

Teksa po diskutohet për buxhetin e vitit 2021 në studion e emisionit "Ekopolitikë" në Rtv Ora, eksperti i ekonomisë, Sherif Bundo, thotë se në buxhetin e ri një ndikim të madh do të kenë pandemia e COVID-19 por edhe rindërtimi.

Nga ana ana tjetër 2021 është një vit elektroral, një tjetër kosto e shtuar për buxhetin.

Nisur nga të gjithë këta faktorë por edhe të tjerë, për Bundon 2021 do të jetë një vit problematik dhe i vështirë sa i takon ekonomisë.

Sherif Bundo: Në këndvështrimin tim buxheti i vitit 2021 do të jenë në një situatë më të vështirë se të vitit 2020. Kjo ka disa arsye, për të bërë një analizë të tillë është më mirë të analizojmë problemin në këndvështrimin e mirëfilltë profesional, se sa të ndikuar nga faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me këndvështrime politike dhe emocionale. Buxheti i vitit 2021 është një themel i ndërtuar mbi themele të brishta. Trashëgon nga viti 2020 një numër të madh problemesh financiare me të ardhurat nga tatimet dhe taksat, me të ardhurat nga sektori doganor, me të ardhurat nga sektori publik, por edhe të ardhurat nga tarifat dhe shërbimet. Kam përshtypjen që edhe vetë Ministria e Ekonomisë dhe Financave, vetë ekzekutivi dhe legjislativi punuan me ngut. Është në fakt dokumenti financiar më i rëndësishëm i vendit.

Në opinionin tim duhet të ishte manifestuar një shkallë shumë e lartë e përgjegjësisë publike, të politikanëve të zgjedhur që kanë në dorë për të votuar këtë dokument. Por procedurat e hartimit të buxhetit të vitit 2021 edhe atyre të hartimit, kaluan me një lloj shpejtësie, ndaj kam përshtypjen se edhe kjo procedurë lë shumë për të dëshiruar. Unë thashë që viti 2021 do të jetë më i vështirë se ka disa faktorë të tjerë. Është një vit elektoral dhe në vite elektorale, të gjitha statistikat e këtyre viteve, tregojnë që kanë një korrelacion të fortë. Midis shqetësimeve ose midis fokusimit tek politikave të njerëzve, opinionit dhe rënies ekonomike në vitet elektorale.

Përveç kësaj viti 2021 është i ndikuar nga efektet e pandemisë. Do të ketë mbi kurriz për të mbyllur disa nga plagët e tërmeteve të vitit 2019-të. Por buxheti i këtij viti ka të bëj njëkohësisht edhe me vënien, në periudhën e maturimin të atyre që ne i quajmë Partneritetet Publike Private, po i vjen dalë ngadalë koha e fillimit të shlyerjes së kësteve. Viti 2021 është problematik, kush nuk e shikon në këtë këndvështrim nuk është realist.