"Ekopolitikë"/ Sherefedin Shehu: Ja si arrihet një rritje ekonomike optimiste…

I ftuar në "Ekopolitikë", në RTV ORA, ish zv. ministri i Ekonomisë, Sherefedin Shehu, deklaroi se vendi nuk ka një strukturë që garanton rritje të qëndrueshme ekonomike.

Ai tha se rritja ekonomike e parashikuar nga qeveria prej 5.5 % shtuar këtu dhe inflacionin prej 2 apo 3 % dërgojnë në një rritje prej 8 % dhe kjo sipas tij do të ishte një rritje optimiste.

Sherefedin Shehu: Ne nuk kemi një strukturë që na garanton rritje të qëndrueshme ekonomike. Këtu ka një formulë që nuk e kundërshton asnjëri. Nëse ne supozojmë edhe rritjen ekonomike të parashikuar nga qeveria 5.5 %, shto inflacionin, 2 apo 3 % dhe shkojmë në 8 % maksimumi, kjo do të ishte rritja më optimiste. Kështu bëhet buxheti, shtohet inflacioni, por edhe ajo korrektohet. E para janë gropat e sistemit dhe bëhet një përllogaritje si bëhet efektet e administrimit. Ne e kemi zero dhe është thelluar e keqja. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi barrën fiskale 38% dhe performancën fiskale 38 % dhe performancën fiskale e kemi 24 % të GDP-së.