Guxholli: Përmbytjet kanë prishur prodhimin, nuk mjafton të thuash në 2010 ka qenë më keq

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fermerët, duke u nxjerrë skarco kulturat bujqësore.

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, deklaroi në studion e "Ekopolitikë" në Rtv Ora se përmbytjet kanë sjellë një shkëputje të zinxhirit ushqimor.

Sipas saj, qeveria dhe kryeministri Rama nuk mund të shmangin përgjegjësinë që u "fshehur" pas përmbytjeve të 2010.

Guxholli: Përmbytjet kanë prishur prodhimin e sa e sa familjeve që bëjnë jetesën me të dhe është shkëputur zinxhiri ushqimor. Flasim pas 11 viteve, nuk ka rëndësi cila qeveri është, duke e ditur që Shqipëria. Ai nuk rri në majë, sepse nuk ka infrastrukturë, energji, ka zbritur në buzë. Flitet për kanale, nuk e vë në dyshim që janë pastruar. Kjo eksperiencë të shërbejë mësim për të ardhmen, kthehemi në 2010 dhe themi se atëherë situata ka qenë më e keqe.