Plagosën rëndë 57 vjeçarin, policia zbardh ngjarjen dhe arreston tre autorët
Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Ballsh, ku mbeti i plagosur rëndë një 57 vjeçar.
Sipas njoftimit. Janë identifikuar dhe janë arrestuar tre autorët e ngjarjes.
Akti i rëndë ka ndodhur në lagjen "5 shkurti" pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ku tre autorët ushtruan dhunë fizike ndaj 57 vjeçarit P.S..
"Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit Fitim Zekaj, 42 vjeç; Festim Alimertaj, 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç të tre banues në Mallakastër", njofton policia.
Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e kryer në bashkëpunim.