Përplas për vdekjen 49-vjeçarin në Shkodër, shoqërohet polici

Vijon përgjakja e akseve rrugore si pasojë e aksidenteve.

Më i fundit ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Koplik-Shkodër, në fshatin Shtoj i ri, ku një 26-vjeçar që po lëvizte me një mjet tip Fiat ka përplasur për vdekje një 49-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Viktima u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por pa mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj, është punonjës policie.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik - Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip "Fiat" që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme