"S'jemi në rregull në fiqirin politik", Fuga në krah të Kurtit: Ç'është ai hajdut bankash, trafikant veshkash?

Me nota të forta ironie dhe zemërate, akademiku Artan Fuga reagon pas vendimit të Gjykatës Supreme në Kosovë, e cila i ndaloi kandidimin në zgjedhjet e 14 Shkurtit liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas Fugës, çmenduritë në planin shqiptar nuk kanë fund, pasi në Kosovë lihet jashtë loje Kurti, kandidati kryesor politik. Ndërsa ngre pyetjen: “Çfarë është ai taleban, i korruptuar, kriminel, hajdut bankash, trafikant veshkash, çfarë është?”

"Ore mëson Prishtina nga Tirana, apo Tirana nga Prishtina? Apo mos doni një kryeministër nga Shqipëria, siç morrën ne nja dy biçim ministrash nga Kosova!", shkruan ndër të tjera Artan Fuga.

Reagimi i plotë i akademikut:

Hahahaha, ore po cmenduritë tona nuk paskan fund fare moreeeee!

E paskemi në plan shqiptar, jo në Shqipëri.

Në Kosovë lënë jashtë së drejtës për të kandiduar lojatrin kryesor politik, Albin Kurtin!

Po mirë mo zotërinj, por kur ishte kryeministër Albini, e kishte bërë atë krimin e madh, atë të madhin fare, hahahaha, që ju po e dënoni tani!

Apo kryeministër mund të ishte, por deputet jo!

O pika thuaj!

Pijuni lëngun zgjedhjeve tani, me përjashtime me ligj të favoritit kryesor!

Ore mëson Prishtina nga Tirana, apo Tirana nga Prishtina? Apo mos doni një kryeministër nga Shqipëria, siç morrën ne nja dy biçim ministrash nga Kosova!

Uaaaaaa! E pabesueshme!

Po pse mo çfarë është ai taleban, i korruptuar, kriminel, hajdut bankash, trafikant veshkash, çfarë është?

O Zot, dhe hajde fol pastaj për zgjedhje të lira!

Hajde pastaj fol për demokraci kur lojtarin kryesor të opozitës e lënë jashtë kandidimit sipas ligjeve, hahahahaha, kur ai sapo ka dalë nga kryesimi i qeverisë, kur partia e tij ka elektoratin më të madh në Kosovë, kur ai është figura emblematike e rinisë kosovare!

Merrni hiqini të drejtën edhe elektoratit të votojë tani! Por ju penalizuat elektoratin zotërinj gjyqtarë! E kuptoni këtë???

Atë le ta dënonte elektorati i vet!

Si t'i heqësh tortës kremin, sheqerin, petët dhe t'i thuash tjetrin: Na haje këtë që ka mbetur tani!

Ore më duket se nuk jemi në rregull në fiqirin politik!

Lexo edhe:

Gjykata Supreme i thotë “Jo”, Albin Kurti jashtë zgjedhjeve të 14 Shkurtit