Qeveria zgjati orën policore, shpërthejnë protesta të dhunshme në Liban

Vazhdojnë protestat në qytetin Tripoli të Libanit kundër krizës ekonomike dhe karantinës së COVID-19, të cilat filluan më 25 janar.

Në protestat ne Tripoli, ndodhi përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Forcat e sigurisë intervenuan me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërkohë disa protestues i vunë flakën kontejnerëve për plehra.

Qeveria libaneze njoftoi se do të zgjasë orën policore deri më 8 shkurt si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas shifrave të fundit, numri i të infektuarve me COVID-19 në Liban arriti në 293.157, duke përfshirë 2.621 vdekje dhe 172.497 të shëruar.

Më 4 gusht 2020, një shpërthim masiv tronditi portin e kryeqytetit Bejrut. Shpërthimi shkaktoi një shkatërrim masiv në kryeqytet në një kohë kur vendi po përjetonte një krizë ekonomike, në mes të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Si pasojë e shpërthimit, të paktën 204 persona humbën jetën dhe 6.500 të tjerë u plagosën, ndërsa sipas vlerësimeve u shkaktuan 15 miliardë dollarë dëme në pronë.

Përveç shpërthimit, Libani lufton edhe me një krizë të madhe ekonomike për të cilën kishin shpërthyer protesta masive.