E rëndë në Torino, 39-vjeçari vret gruan e tij dhe djalin 5-vjeçar

Një italian 39-vjeçar, pas vrasjes së dyfishtë të djalit dhe gruas së tij u përpoq të vriste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Carmagnola, një provincën e Torinos, ku një burrë 39 vjeç vrau gruan dhe djalin e tij 5 vjeç dhe më pas u përpoq të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në mes të natës në kulmin e një grindjeje familjare për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, bëjnë me dije mediat italiane.

Ai tani është i shtruar në spitalin e Torinos, jo në rrezik për jetën, i ruajtur në paraburgim nga i njëjti karabinierë që ndërhyri me rekomandimin e fqinjëve.

Karabinierët janë duke hetuar arsyet e vrasjes së dyfishtë.