Novavax tregon 89.3% efikasitet në Britaninë e Madhe, efektive dhe ndaj variantit të ri të COVID-19

Vaksina e prodhuar nga Novavax ka treguar efikasitet 89.3% në provat e bëra në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe.

Vaksina e kësaj kompanie është e para që ka treguar prova efektive kundër variantit të ri të virusit, që po qarkullon në Britani, u shpreh redaktori mjekësor i BBC Fergus Walsh.

Ky lajm është pritur me ngazëllim nga kryeministri i vendit Boris Jonhson, ndërsa tashmë pritet që dhe rregullatori i ilaçeve në Britaninë e Madhe të vlerësojë vaksinën.

Britania e Madhe ka siguruar deri më tani 60 milionë doza vaksinash. Ato priten që të shpërndahen në popullatë deri në gjysmën e dytë të këtij viti.

Britania e Madhe ka miratuar deri më tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent- një nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech dhe një i tretë nga firma e barnave Moderna.