Bota pas Trump do jetë e Amerikës apo e Kinës?
Ian Bremmer, një politolog i njohur amerikan, autor i disa librave, disa prej të cilëve të përkthyera dhe në shqip, ishte i ftuar përmes një lidhje Skype në emisionin PolitikOn.
Pyetjes së gazetarit Alfred Lela, se ku do të orientohet bota pas humbjes së Trump-it, drejt Amerikës apo Kinës, Bremmer iu përgjigj duke thënë se pas Trump-it bota nuk ka një lidership global.
Këtë gjë politologu e quajti si G 0.
Alfred Lela: Bota pas Trump-it ose dekadat në vijim, do të jetë bota e Amerikës apo e Kinës?
Ian Bremmer: Trump-it nuk është bota e Amerikës ose e Kinës, është ajo që unë e quaj G 0. Ke shumë lider të cilët janë pas por asnjë nuk është botëror. Ke Macron, të gjithë ato që janë pas Merkel, Biden, por nuk ka një lidership global, prandaj që është një G0.