Bota lufton COVID-19/ Vështirësitë e ekspertëve për shpërndarjen e vaksinave ilustruar përmes fotove

E gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Me zbulimin e vaksinës, shpresa është që shumë shpejt jeta t'i rikthehet rrjedhës së saj normale dhe njerëzit të fshijnë nga memoria këtë periudhë të vështirë. Punonjësit shëndetësorë në të gjithë botën, po hasin jo pak vështirësi në dërgimin e vaksinave në çdo cep vend.

Atyre i  është dashur të udhëtojnë nëpër male, të ngjiten mbi ujëvara, si edhe duke rrezikuar jetën duke kaluar në zona të rrezikshme lute. Nuk po flasim këtu për Britaninë e Madhe, SHBA-në apo ndonjë shtet tjetër të fuqishëm, por për vende me një nivel jetese mesatare apo edhe për vendet afrikane që jetojnë në kushte tejet të vështira.

"The Sun", ka publikuar disa foto ku shihet qartë sakrifica e punonjësve shëndetësorë, për të larguar të keqen që na është gjendur: COVID-19.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.